E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive – Euronews Albania

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan, Donald Trump priti Netanyahun i cili qëndroi pak më shumë se një orë në Zyren Ovale.

“Presidenti Trump ka përfunduar takimet e tij në Zyrën Ovale me Presidentin Zelenskyy dhe Kryeministrin Netanyahu. Të dy takimet ishin pozitive dhe produktive!”, shkroi në X sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Të dyja takimet mbetën të mbyllura për shtypin. Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi teksa theksoi se ME Trump folën rreth aksesit të Kievit në interceptorët e raketave Patriot dhe ringjalljes së diplomacies. Ai e ka cilësuar si një takim të mire.


Home
Kryefaqja

Shiko në:

YouTube

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›