E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas bllokimit të hyrjeve të Kryeministrisë për më shumë se një orë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Dorëheqje!

Pas më shumë se një ore qëndrimi dhe bllokimi të hyrjeve të Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Në ditën e 94-të të revoltës, qytetarët kanë lëvizur nga zona përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit.

Marshimi vjen pas një mbrëmjeje të tensionuar, gjatë së cilës protestuesit u vendosën përpara hyrjeve të godinës së Kryeministrisë, ndërsa në terren u angazhuan forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së.

Përgjatë protestës, qytetarët kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat për dorëheqjen e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›