Pas degradimit total , nis ripyllëzimi i shelgut të Tepelenës .

Shelgu I Tepelenës me vendosje në pjesën e poshtmë të qytetit Anës Vjosës për herë të parë po I nënshtrohet mbjelljeve te reja . Ky pyll rreth kater km I gjate dhe reth 2 km I gjere me pemë qindra vjeçare për I njohur si zonë turistike ishte drejt degradimit total , kjo si pasojë e dorës së njerit për shkak të prerjeve të paligjshme por njëherazi edhe dëmtimit natyror të pemëve nga sëmundjet bimësore.Aktualisht ka nisur rehabitimi I ripyllëzimit të kësaj zonë e cila përkon me zëvëndësimin e rrepeve qindravjeçare në fidanë të rinj. Sipas drejtorit të Zhvillimit Rural Tepelenë puna në terrën vijon njëherazi edhe me pastrimin e lëndës drusore të vjetër ndërsa janë mbjellë 3 mijë fidanë plep në këto hapësira bosh të krijuara .
“Ky është një propjekt I përbashkët nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me bashkinë e Tepelenës. Pyllëzimi I shelgut është mjaft I rëndësishëm pasi degradimi I tij kishte arritur kulmin .Sipërfaqja prej 60 ha numëron dëmtimin e pjesës madhore të tij , rrepet janë tharë ndërsa nuk kanë munguar edhe prerjet masive nga dora e njeriut. Problematikë kemi patur edhe pjesën e ndërhyrjes së barinjve të cilët kanë krijuar stalla në këtë zonë në kundërshtim më ligjin dhe aktualisht jemi duke punuar për largimin e tyre. Kjo është një zonë turistike e cila në vitet e fundit është bërë ë njohur edhe për vizitorët e huaj . Ky ripyllëzim synon pikërisht kthimin e shelgut si destinacion kryesor . Pemët e reja janë në fidanët rrepe dhe një pjese kurora të pishave . “
Pylli I Shelgjeve në Tepelenë shtrihet në një prej 60 hektarësh, me një bimësi të pasur pyjore ku gjallërojnë shumë kafshë të egra dhe shpendë të ndryshme. Përgjatë gjithë sipërfaqes pyjore gjarpëron një rrjedhë me ujë të ftohte burimi që është aktive gjatë gjithë vitit duke ia shtuar vlerat këtij pylli. Pylli I Shelgjeve sic e qujanë banorët vendas ka patur disa funksione, së pari ai I shërbente qytetit të Tepelenës si një park, por njëkohësisht shërbente dhe si një vend shlodhjeje dhe argëtimi për pushuesit që zgjidhnin lumin Vjosë për plazh. Para viteve 90 ky pyll ka shërbyer dhe si kamping për nxënësit e shkollave 8-vjecare gjatë muajve të verës ku shkollat ofronin ngrënie për nxëësit pjesëmarrës dhe aktivitetet në natyrë.