Pas dy vitesh mposhet Adele

Albumi “21” i Adele është larguar nga top 40 këngët më të mira në Britaninë e Madhe, për herë të parë pas pothuajse 2 vitesh prej kohës kur është publikuar.
Albumi, në të cilin janë të përfshirë hitet si “Someone Like You” dhe “Rolling in the Deep” u rendit në pozitën e 42 sipas raportimeve të fundit.
Ky album ka qëndruar për 71 javë në top 10 në U.K.
Adele ka pas një sukses të jashtëzakonshëm me këtë album i cili është i dyti në karrierën e këngëtares. Fillimisht, albumi u shit në më shumë se 4.5 milion kopje që nga janari i 2011 dhe është albumi i pestë më i shitur i të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe sipas Official Chart Company.
Poashtu është vlerësuar si albumi i cili është shitur më shumë nga blerjet online.
Momentalisht albumi i ri i Rihanna-s, “Unapologetic” është në pozitën e parë. /Indeksonline/