E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare ditën e martë, më 8 shtator 2026, në orën 17:00, duke çelur zyrtarisht Sesionin e III-të të Legjislaturës së XI-të.

Përmes urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përmbylljes së pushimeve të verës që zgjatën gati gjashtë javë.

Sipas dokumentit zyrtar, seanca plenare do të konsistojë në tri pika kryesore:

-Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, mbështetur në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe rregulloren e parlamentit.

-Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.

-Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

Rikthimi i deputetëve në sallën e parlamentit pritet të shoqërohet me debate të forta politike, në një kohë kur aksioni opozitar dhe tensionet institucionale mbeten në fokus të zhvillimeve në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›