E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas kamionëve, ndalohet edhe kalimi i autobusëve drejt Greqisë

Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionëve) nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Fillimisht në orët e pasdites u njoftua se ky vendim vlente vetëm për kamionët, por përkeqësimi i situatës solli edhe përfshirjen e autobusëve në ndalim qarkullimi në pikën kufitare.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se:

Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobuzët’, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›