E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas kthimit nga Luksemburgu, Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu ku mbahet konferenca e 10 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s, rreth mbrëmjes së sotme (13 tetor), kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet nesër Pallatit të Brigadave për mbledhjen e zgjeruar me Grupin Parlamentar të PS dhe ministrat.

Mësohet se y janë çështjet kryesore për diskutim.

Raportimi për ecurinë e “Pranisë Besnike” ku deputetët kanë dy minuta kohë secili për të bërë pyetje apo diskutime.

Çështja e dytë lidhet me një prezantim të “Pasqyrë Albania”.

Në fund konkluzionet dhe porositë do të jepen nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari Grupit të PS Taulant Balla.

Kjo mbledhje e kësaj të mërkure është në vazhdën e të tilla takimeve me formatin Grup PS plus Ministra e cila zhvillohet të shtunën e fundit e çdo muaji, informon TCH.

Në kushtet kur e fundit e shtunë e Shtatorit, u dominua nga diskutimi e më pas votimi në parlament i hartës së re territoriale, është zgjedhur e mërkura për të vijuar një takim të tillë të këtij formati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›