Pas lekeve, edhe euro false ne treg
Kapen prerje te eurove false ne tregun e zi ne Fier. Pas alarmit per kartemonedhat 500 dhe 1 mije lekeshe, qe prodhohen nga nje makineri, qe dyshohet se ka hyre nga Bullgaria, nje muaj me pare se bashku me aksesoret, diten e djeshme eshte bere dhe zbulimi i radhes. Tre prerje 50 euroshe jane bllokuar diten e djeshme nga agjentet e Zyres Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Policine e Fierit, nderkohe qe eshte zhvilluar edhe nje takim urgjent mes krereve te bluve ne qark. Edhe pse zyra e SAEF-it ne Drejtorine e Policise, si dhe titullare te saj kane pohuar per gazeten se nuk ka nje makineri qe prodhon monedha false, diten e djeshme kane zhvilluar nje takim disaoresh.
Burime policore kane pohuar, per "KJ", se ne treg, pervec kartemonedhave te prerjes 500 dhe 1 mije lekeshe, qarkullojne edhe euro te prerjes 50-she. Edhe disa jave me pare, agjentet e zyres kunder Krimit Ekonomik kane arritur qe te shoqerojne per ne polici nje person, te cilit i jane kapur ne cilesine e proves materiale kartemonedha te prerjes 50 euro false. Pasi eshte marre ne pyetje personi i dyshuar, eshte arritur te gjendet burimi i prodhimit te tyre. Dyshohet se ky person mund te jete i njejti qe hedh ne qarkullim edhe kartemonedhat shqiptare, nje seri e te cilave eshte bllokuar nga policia vendore. Lidhur me prerjet 50 euro, burime te policise pohuan faktin se ato jane shume prane origjinalit dhe te padallueshme. Kete prerje nuk mund ta dallojne as punonjeset e 14 bankave ne Fier, te cilat ne shume raste kane rene viktima, duke i marre dhe i kthyer leke shqiptare gjate konvertimit. Edhe gjate dites se djeshme, jane kryer kontrolle te ndryshme ne tregun e valutes dhe zonat ku dyshohet se veprojne kontingjentet qe hedhin ne treg kartemonedhat e falsifikuara. Ne pyetje jane marre edhe disa kambiste, ndersa jane keshilluar qe te informojne per cdo rast te dyshimte qe evidentojne. Policia nuk dha hollesi rreth personit te dyshuar, qe ka shperndare prerjet ne leke dhe euro, por prej disa javesh eshte vene ne kerkim te tij.
Policia mbajti te fshehte identitetin e personit qe u kap me eurot false ne qarkullim, nderkohe qe beri te ditur se jane siguruar te dhena, qe mund te cojne deri te personi i kerkuar, qe ka vene ne levizje agjentet. Rreth nje muaj me pare, sipas investigimit te policise vendore dhe Sherbimit Informativ, nje person ka shkuar ne Bullgari, ku pas porosise se bere, ka blere nje pajisje elektronike, qe kryente falsifikimin e kartemonedhave false. Por, kjo pajisje i ka shpetuar vezhgimit ne pikat kufitare dhe mendohet se aktualisht gjendet ne Fier. Agjentet nuk kane zbuluar ende vendin ku fshihet dhe se kush e perdor ate, duke mos mundur te arrestojne asnje te dyshuar. Personi qe ka blere pajisjen elektronike, mendohet se ka marre ne Sofje furnizim edhe me leter te posacme, qe prodhon kartemonedha, se bashku me materialet e tjera ndihmese, si shirita sigurie apo boje. Diten e djeshme, zyrtare te policise thane se mendohet te jene prodhuar pervec kartemonedhave false te prerjes 500 dhe 1 mije lekeshe te formatit te vogel, ose sic quhen ndryshe, prerjet e reja, jane hedhur ne treg edhe valute, po e falsifikuar, kryesisht ne euro. Ne cilesine e proves materiale jane bllokuar disa prerje ne leke shqiptare, seria e te cilave nuk identifikohet, per arsye hetimi dhe tre prerje 50 euro. Keto kartemonedha te falsifikuara mesohet se qarkullojne edhe ne disa banka ne qytetin e Fierit. Sipas informacionit te grumbulluar nga 14 banka, qe operojne ne Fier, vetem njera prej tyre ka mekanizem qe i identifikon. Drejtues te policise kane marre kontakte edhe me keto dege per t'i vene ne dijeni dhe njoftuar per cdo moment te dyshimte.
Xhemil Beharaj