E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pas marrëveshjes me Serbinë/ Sulmohet me qershi Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmjen e sotme është gjuajtur me qershi nga deputetët e Partisë Socialdemokrate.

Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së Qeverisë ku deputetët kanë gjuajtur Kurtin me qershi.

Kryetarii Partisë Dardan Molliqaj ka publikuar edhe momentin kur është kryer ky akt i cili u ndërmorr pas firmosjes së marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë për targat.

“Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive. Sapo ia kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete. Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive.”– shkruan Molliqaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›