E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas miratimit të hartës territorial, PS mbledh grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar

Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën, më 14 tetor, në orën 12:30, një mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar në Pallatin e Brigadave.

Takimi vjen pak ditë pas miratimit të hartës së re territoriale dhe është njoftuar përmes një mesazhi të dërguar deputetëve socialistë.

Në njoftim bëhet e ditur se të hënën, më 12 tetor, nuk do të zhvillohet mbledhja e zakonshme e Grupit Parlamentar.

“Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave.

Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazh.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›