E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e nis ndeshjen

Armando Broja është rikthyer sonte në stol për Burnley-n në sfidën e Championship kundër Middlesbrough.

Sulmuesi shqiptar u hoq nga lista  në ndeshjen e javës së kaluar.

Këtë herë, Broja është përfshirë në listën e lojtarëve dhe e nis takimin nga stoli.

Një sinjal pozitiv për shqiptarin, i cili kërkon të fitojë sërish hapësira te Burnley.

Së fundmi Burnley vendosi të lejojë largimin e Zian Flemming, i cili u transferua te Ipswich, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme në repartin e sulmit.

Klubi anglez nuk arriti të afronte një tjetër sulmues për të mbuluar këtë boshllëk dhe tashmë alternativat kryesore për rolin e “9”-s janë Armando Broja dhe Zeki Amdouni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›