E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas ndarjen nga Machine Gun Kelly, Megan Fox sjell në jetë vajzën e tyre të parë

Megan Fox ka sjellë në jetë vajzën me ish-partnerin e saj nga Machine Gun Kelly. Për aktoren ky është fëmija i saj i katërt, pasi nga martesa e mëparshme me Brian Austin Green ka edhe 3 djem.

Lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes e bëri të ditur në llogarinë e tij zyrtare të “Instagram” vetë Kelly.

“Ajo është më në fund këtu! Fara jonë e vogël qiellore”, ka shkruar reperi, teksa e ka shoqëruar frazën me një video me sfond bardh e zi, ku përkëdhel gishtin e vogëlushes.

Çifti Fox dhe Kally u ndanë në Nëntor të vitit të kaluar dhe sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja shkak është bërë tradhtia nga ana e repertit. Aktorja e ka kapur mesazhe të tij teksa fliste me disa gra të tjera./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›