E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pas nënstacionit të ri, nis zëvendësimi i rrjetit të amortizuar të energjisë në Kombinat

Pas ndërtimit të nënstacionit të ri, në Kombinat grupet e Oshe ka nisur puna për zëvendësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë si dhe të kabinave ajrore. Rrjeti aktual 6 kilovoltsh, për shkak të amortizimit dhe kapacitetit të ulët, do të zëvendësohet me rrjetin e ri 20 kilovoltsh, i cili do të ndikojë jo vetëm në cilësinë e furnizimit për të gjithë abonentët, por do të rrisë edhe sigurinë energjetike.

Ministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të punës sqaroi se kjo zonë kërkon një vëmendje të shtuar pasi është vlerësuar si një ndër lagjet e kryeqytetit më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

OSHE po punon për zëvendesimin e rrjetit aktual edhe në disa zona të kryeqytetit, si dhe në rikonstruksionin e gabinave të amortizura, duke i zëvendësuar me pajisjet  e kohëve të fundit, me qëllim rritjen e sigurisë të furnizimit në zonat urbane. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›