E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pas pezullimit nga detyra, Policia ndalon mjekun radiolog Pëllumb Hysko

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka ndaluar mjekun imazherist Pëllumb Hysko, i cili u raportua në një emision investigativ për ngacmim seksual.

Pas transmetimit të pamjeve filmike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ndaluan shtetasin P. H., 58 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ngacmimi seksual” parashikuar nga neni 248 dhe 108/a të Kodit Penal. Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Z., 51 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Policia e Tiranës duke falënderuar kontributin e emisionit investigativ, ftoi mediet dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërisë duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Ndërkohë, pak orë më parë, qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”  njoftoi se drejtuesit e spitalit kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedent.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›