E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas raportimeve në media, Ukraina diskuton masat për parandalimin e rrjedhjes së informacioneve ushtarake

Presidenti i Ukrainës, si dhe drejtuesit e lartë të sigurisë kanë diskutuar mbi mënyrat se si të parandalojnë rrjedhjen e informacioneve ushtarake, gjatë një takimi të premten në Kiev.

Diskutimet morën shkas pasi dokumente sekretë që detajojnë ndihmën perëndimore për Ukrainën u publikuan në internet.

Në një deklaratë në lidhje me këtë takim, që u bë publik nga zyra e presidentit, thuhet se kishte pasur rrjedhje informacioni. 

Deklarata nuk iu referua një raporti të Neë York Times që thoshte se dokumentet në lidhje me planet e SHBA-së dhe NATO-s për të ndërtuar ushtrinë ukrainase ishin publikuar në internet.

Nga ana tjetër, dokumente që dyshohet të jenë të klasifikuara, ku detajohen planet sekrete të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të ndihmuar Kievin, e që kanë qarkulluar në median sociale, ka të ngjarë të jetë një operacion rus dezinformimi, për të hedhur dyshime në lidhje me kundërofensivën e planifikuar të Ukrainës.

Mykhailo Podolyak i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të dhënat e raportuara nga gazeta Neë York Times përmbanin një “sasi shumë të madhe informacioni të sajuar” dhe se Rusia po përpiqet të rimarrë kontrollin e ofensivës së saj ndaj Ukrainës.

“Këto janë elemente standarde të lojërave operacionale nga zbulimi rus. Asgjë më shumë”, tha ai përmes një deklarate.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk ishte në gjendje të analizonte menjëherë dokumentet e publikuara.

Trupat ukrainase janë përballur prej muajsh me një sulm rus në lindje të vendit, të përqendruar rreth qytetit të Bakhmutit. Ukraina shpreson të nisë një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.

Raporti i gazetës Neë York Times thotë se dokumentet dukej se ishin modifikuar në pjesë të caktuara. Një pjesë e dokumenteve ofroi një vlerësim për humbjet ushtarake ukrainase që ishin shumë më të larta se vlerësimet perëndimore të disponueshme deri më tani. Reuters

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›