E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas rënies së qeverisë në Francë, Macron emëron kryeministër Sebastien Lecornu-n

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu , aktualisht ministër i Mbrojtjes, si kryeministrin e ri të Francës, i pesti në më pak se dy vjet. Emërimi vjen pas votës së mosbesimit kundër kryeministrit të tij të fundit, François Bayrou.

Sébastien Lecornu, krahu i djathtë i Macronit, është ngarkuar me detyrën e “konsultimit” me partitë me qëllim “ndërtimin e marrëveshjeve thelbësore për vendimet në muajt e ardhshëm”, njoftoi sot presidenca.

Pasardhësi i Bayrou-t do të ketë detyrën e vështirë të shtyjë buxhetin përmes një parlamenti të përçarë dhe thellësisht të ndarë.

“Pas këtyre diskutimeve, do të jetë detyrë e Kryeministrit të ri t’i propozojë një qeveri Presidentit të Republikës”, vazhdon deklarata.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›