E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas rrezimit te qeverise Thaci

Doris Pack tha se Kosova ka nevoje per nje qeveri te qendrueshme nje qeveri qe do te kete legjitimitet te plote e cila mund te hyje ne bisedime me Serbine.

Zhvillimet ne parlament i keni bere me nje diskutim normal me nje votim normal dhe keni vendosur te shkoni ne zgjedhje me 12 dhjetor. Une do te perpiqem te jem ketu me ju ne ate dite te vecante. Shpresoj qe pastaj do te keni vertet nje qeveri te fuqishme te qendrueshme e cila duhet te shikoje perpara. Kjo do te thote se duhet te kete bisedime me Serbine si dy shteteve fqinje tha Doris Pack pas nje takimi qe zhvilloi me ushtruesin e detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi.

Doris Pack i vleresoi thirrjet e disa partive politike te Serbise drejtuar serbeve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhje. Ajo tha se pjesmarja e serbeve ne zgjedhje do ta lehtesoje dialogun Prishtine-Beograd.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Doris Pack

Zhvillimet e fundit ne Kosove renien e qeverise Thaci shperndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve te jashtzakonshme edhe Zyra Civile Nderkombetare i cilesoi si nje proces normal dhe demokratik. Zedhenesi i kesaj zyre Andy mc Gaffy i tha DW-se se Institucionet e Kosoves kane vendosur qe te ecin perpara. Ishte votim i mocionit dje ne parlament presidenti ne detyre Jakup Krasniqi shpalli daten e zgjedhjeve te jashtzakonshme dhe pas kesaj kryeministri Thaci tha se qeveria megjithese ne doreheqje do te vazhdoje angazhimet e saj keshtu qe ne kete linje Zyra civile Nderkombetare keto zhvillime i sheh si normale demokratike dhe ketu nuk besoj se mund te shtrohet pyetja per jostabilitet institucional thote Andy Mc Gaffy.

Ai thote se diaogu me Serbine eshte ceshtje e dakordimit te paleve ne kete rast Kosoves dhe Serbise. Peter Faith shef i zyres civile nderkombeare e ka bere te qarte pikpamjen e tij per dialogun qe duhet te filloje shpejt. Tash eshte ceshtja tek Prishtina dhe Beogradi qe te levizin perpara dhe pritjet tona jane qe dialogu te filloje sa me shpejte thote Andy Gc Gaffy.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ramush Tahiri

Mirepo analistet nga ana e tyre zhvillimet e fundit ne Kosove nuk i shohin me shume optimizem. Ramush Tahiri analist i pavarur thote per programin tone se Kosova tashme ka hyre ne nje ekperiment qe nuk i dihen rezultatet. Kosova ka hyre ne nje eksperiment ku rezultatet nuk dihen dheku nuk mund te kontrollohen. Duhet deshiruar qe te kete stabilitet institucional dhe te kete zgjedhje fair te lira dhe te ndershme ketu duhet te kete koncentrim tash dhe ajo qe eshte me e rendesishme tash te kete pranim te rezultateve te zgjedhjeve thote Ramush Tahiri.

Zoti Tahiri thote se sa i perket zhvillimeve te jashtme te Kosoves sic eshte procesi i integrimeve dhe fillimi i dialogut me Serbine jane procese qe tash per tash do te ngecin. Fatkeqesisht kjo qeveri nuk ka punuar shume ne integrimet evropiane e as ne dialogun me Serbine. Integrimin evropian e ka konsideruar si dicka qe vjen vetvetiu ndersa dialogun me Serbine e ka cilesuar si dicka te imponuar dhe nuk po punon logjika e shtetit qe ne gjithmone duhet te kemi institucione eksperte qe duhet te jete te pergatitur pa mare parasysh levizjet politike dhe pa marre parasysh se kush vjen ne minisrine e integrimeve dhe ministrine e jashtme thote Ramush Tahiri.

Ramush Tahiri thote se ne kete faze Kosoves nuk i eshte dashur kriza institucionale dhe prodhoi zgjedhjet e jashtezakonshme sepse sipas tij tash Komisioni Evropian del me raportin e progresit per Kosoven dhe padyshim sipas tij pritjet e Komisionit Evropian per Kosoven nuk do te permbushen.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›