E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas sherrit me 23-vjeçarin, i shkoi me pistoletë në lokal dhe qëlloi në ajër, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, përballë një lokali në fshatin Mullet, me qëllim kanosjen e një 23-vjeçari me të cilin ishte konfliktuar më parë.

Ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të cilat ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë. Operacioni për kapjen e tij u kodua “Njoftimi”.

Në pranga përfundoi shtetasi F. Ç., 53 vjeç, banues në Mullet. Sipas policisë, ai dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në ajër përballë lokalit ku ndodhej 23-vjeçari A. H., me të cilin kishte pasur një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, së bashku me municionin. Nga veprimet e shpejta të uniformave blu u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›