E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas takimit me Ramën, Bajram Begaj shkruan një letër: Ishte e papritur për mua, dua të flas me punë

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara pranoj...

14:11

Pas takimit me Ramën, Bajram Begaj shkruan një letër: Ishte e papritur për mua, dua të flas me punë

Lapsi.al 4 June 2022

Kandidati I PS për president të republikës thotë se lajmi për të qenë në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme ishte I papritur për të.

Në një letër të gjatë, falenderuese për ata që zgjodhën, Begaj thotë se nëse Kuvendi do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë.

“Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.”shkruan ndër te tjera Begaj.

Letra e plotë:

Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.

Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.

Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.

Duke i falenderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike.

Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.

Precedenti i krijuar në vitin 2012 me Artan Hoxhën, i cili u propozua si kandidat për President dhe Garda e Republikës e mori në mbrojtje menjëherë, nuk ka ndo...

Sali Berisha e cilëson propozimin e shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikese shkelje flagrante te Kushtet...

Janë 37 firma deputetësh të PS, nga 20 të nevojshme, që i kanë dhënë mbështetjen kandidaturës së Bajram Begajt për postin e Presidentit të Republikës. Ndër d...

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama zbardhi prapaskenat si u arrit në emrin e presidentit të ardhshëm të Republikës. Rama tha se emri...

Kryeministri Rama arsyetoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se si u shkua të emri i Bajram Begajt për në Presidencë. Rama tha se kishin përjashtuar emrat p...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS për të mbledhur firmat e nevojshme për kandidaturën e Bajram Begajt për president. Gjatë fjalës së ti...

Apeli i Gjykatës së Katanias ka rikthyer në burg Nezar Seitin, i njohur si “financieri i Habilajve”. Seiti, Meridian Sulaj dhe 3 shtetas italianë, pjesë e grupi...

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një restorant në Verona ndërsa ka qenë duke shërbyer. 25-vjeçari Egzon Mile, ka rënë papritur në tokë ndërsa po u shërbe...

Një aksident ka ndodhur në fshatin Berdenesh, Sarandë ku shtetasi K. Q., duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin E. F.,...

Një 45-vjeçar është identifikuar duke ujitur bimët e kanabisit në një parcel në Krujë. Policia njofton se në zonën e quajtur “Bruz Zall”, droni ka kapur shtetas...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›