E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pas vizitës në Bashki, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Në eventin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, ka mbërritur kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave. Ditën e sotme, kryeministri mbajti dy takime në Bashkinë e Tiranës.

Pak çaste më parë u lajmërua se Anuela Ristani do të drejtojë Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt ditën e djeshme.

Në eventin që pritet të nis për pak minuta, janë të ftuar përfaqësues të medias, kryetar të bashkive të tjera si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›