Pas vrasjes së Reeva,një tjetër bionde pranë Oscar Pistorius
Një tjetër bionde ka hyrë në jetën e Oscar Pistorius. Nuk është dashuri,të paktën për momentin,por punë,duke qënë se vajza e re është ndihmësja e tij personale,e re dhe e bukur.
Quhet Claudia Viljoen 24-vjeç,e cila e njeh Oscar prej shumë kohësh dhe po punon me të si në nivelin fizik edhe mendor ,në vilën e xhaxhait të atletit afrikano-jugor. Ajo po e ndihmon në stërvitje atletin paraolimpik,pasi ai vrau të dashurën e tij,Reeva Steenkamp.
Claudia dhe Oscar ushtrohen bashkë çdo mëngjes,janë vërtet miq të mirë. Edhe ajo si e gjora Reeva ka pas pasur karrierë si modele,ndërsa është zgjedhur edhe Miss Korriku në një konkurs të zhvilluar në vendin e saj,shprehet një mik i afërt i Oscar.
Nga ana tjetër babi i viktimës,Reeva Steenkamp,shprehet: Pistorius do i bëjë hesapet me ndërgjegjen e tij,thekson NOA. P.K