E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasagjeret e Italia Airlines ne udhekryq prej 3 ditesh

TIRANEuml- Qytetare qe kane prere biletat prane firmes Star Airways presin qe prej te premtes te udhetojne ne drejtim te Italise dhe tashme ndodhen te derrmuar dhe ne nje situate kaotike per menyren dhe kohen e udhetimit te tyre. Mes pasagjereve qe presin ka femije e te moshuar.

ldquoNuk na japin asnje shpjegim. Jemi ne pritje prej 3 ditesh fleme ne cimento e asgje nuk kemi te sigurterdquo- shprehen qytetaret te shqetesuar.

Per kete situate eshte shprehur edhe perfaqesuesi shqiptar i firmes Gazmend Cobani i cili thote se kontrata mes Star Airways dhe Italia Airlines eshte prishur ne menyre te njeanshme nga kjo e fundit.

ldquoPrishja e kontrates eshte bere ne menyre te njeanshme nga pala italiane. Avioni eshte ne piste pilotet jane ne hotel dhe nuk pranojne te bejne fluturimin. Kam lajmeruar qytetaret qe per sot jane pezulluar fluturimet. Kompania jone po perpiqet qe te kontaktoje me nje kompani tjeter qe te behet mbrojtja e ketyre pasagjereverdquo- shprehet Cobani.

Situata ne aeroportin e Rinasit mbetet kaotike dhe plot ankth per qytetaret deri ne nje njoftim nga kompania ajrore Italia Airlines. Pasojat e mosmarreveshjes mes kompanise shqiptare dhe asaj italiane po i vujne qytetaret shqiptare.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›