Pasagjeret nxehen me Ryanair

Proteste e nje grupi pasagjeresh te Ryanair te irrituar sepse avioni i tyre devijoi destinacionin. Ata refuzuan te zbrisnin nga mjeti fluturues dhe kerkuan qe te shkonin ne destinacionin e tyre.
Pasagjeret pjesa me e madhe e tyre franceze po ktheheshin nga nje pushim ne Marok duhet te uleshin ne Beauvais ne veri te Parisit por nuk pranuan te zbrisnin nga avioni kur zbriten ne aeroportin lokal te Liegi-t ku qendruan per kater ore. Vetem pas negociatave te vazhdueshme ata lane bordin e avionit ne oren 330 te nates.
Pasagjeret shpjeguan se avioni ishte nisur nga Fes ne Marok me tre ore vonese dhe nuk arriti te shkonte ne destinacionin e duhur ne kohe pasi aeroporti Beauvais ishte i mbyllur.
Reda Yahiyaoui nje prej pasagjereve qe udhetonte me gruan dhe femijet tha se ne bord nuk kishte asgje per te pire dhe sherbimet higjienike ishin te mbyllura me celes. Nga kompania Ryanair nuk ka asnje koment per ngjarjen.