E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat biometrike miratohet aplikimi ne Itali dhe Greqi

TIRANEuml - Kuvendi i Shqiperise miratoi sot vetem me votat e maxhorances 74 vota projektligjin Per disa shtesa ne kontraten koncesionare Per prodhimin dhe shperndarjen e kartave te identitetit dhe te pasaportave biometrike mes ministrise se Brendshme Grupit Sagem Securite dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve qe parashikon hapjen e zyrave te aplikimit per dokumentat e reja te identitetit dhe pasaportat biometrike prane zyrave konsullore ne Athine Selanik Rome e Milano.

Me hyrjen ne fuqi te ketij ligjit te votuar sot emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Itali e Greqi do te mund te aplikojne per dokumentat e reja te identitetit ne zyrat e aplikimit aty ku jetojne dhe punojne.
Ky projekt parashikon nje investim shtese prej 3.5 milion euro. Sistemi i aplikimit dhe prodhimit per dokumentat e reja ka te instaluar brenda tij te gjitha standardet e sigurise dhe mbrojtjes te te dhenave te shtetasve qe aplikojne per to.
Sipas ketij p/ligji cmimi qe emigrantet shqiptare do te duhet te paguajne per pajisjen me dokumentat e reja eshte 10 euro per leternjoftimin elektronik dhe 85 euro per pasaportat biometrike.
Projekti i shtrirjes se sherbimit per t i pajisur te gjithe emigrantet qe jetojne ne Athine Selanik Rome e Milano me dokumentat e reja te identitetit do ti ofrohet dhe emigranteve te tjere pavaresisht vendit ku punojne e jetojne.
Projekti i pergjigjet rritjes se interesit te qytetareve per pasaportat biometrike ne kuader te liberalizimit te vizave etj. Ai fillimisht parashikon hapjen e zyrave te aplikimit ne Itali dhe Greqi duke lene te hapur mundesine e hapjes se zyrave te aplikimit edhe ne vend te tjera te botes pa perjashtuar edhe SHBA.
Ne kater zyrat e mesiperme mund te aplikojne te gjithe shtetasit shqiptare pavaresisht vendeve ku punojne e jetojne mjaft te figurojne ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›