Pasardhesi i Ahmadinejad

Me milionë iranianë kanë nisur të votojnë që prej mëngjesit të sotëm, në zgjedhjet e përgjithshme që do të përcaktojnë se kush do të jetë pasardhësi i presidentit Ahmadinejad.
Zgjedhjet konsiderohen si përcaktuese për të ardhmen jo vetëm të Iranit, por edhe për paqen në botë. Nën drejtimin e Ahmadinejad, Irani është bërë subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor dhe është kërcënuar me luftë prej SHBA-së e Izraelit, prandaj zgjedhjet e së premtes konsiderohen si vendimtare, për të përcaktuar kursin e ardhshëm të vendit. Në garë kanë mbetur gjashtë kandidatë, me 678 të s’kualifikuar nga Lideri IraniIrani, rrjete terroriste në Amerikën e JugutIsh-presidenti i Iranit: Vendi drejtohet nga injorantëIran, ekzekutohen dy "spiunët" e CIA-s Shpirtëror, Ajatollah Khamenei dhe dy të tërhequr. Ndonëse secili prej kandidatëve konsiderohet si konservator, në ditët e fundit, po spikat kandidatura e Hassan Rowhanit, i cili ka premtuar një seri reformash dhe një program më liberal social. Presidenti Mahmoud Ahmadinejad, lë pushtetin pas këtyre zgjedhjeve pas tetë vitesh, pasi kushtetuta iraniane e pengon rizgjedhjen për një mandate të tretë. Irani ka penguar vëzhguesit ndërkombëtar që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe ekzistojnë dyshime të forta për ndershmërinë në numërimin e votave. Ndërkohë, “BBC” denoncoi gjatë së premtes se familjet e 15 punonjësve të saj të shërbimit në persisht janë kërcënuar duke i thënë se duhet të ndalojnë së punuari ose ndryshe jeta e tyre do të jetë e kërcënuar. Sipas gazetarëve, kërcënimet janë bërë nga anëtarë të Shërbimit Sekret Iranian. Teherani, deri më tani ka refuzuar të komentojë. / Top Channel