Pashka magjike në Dhërmi, spektakël dritash me dronë dhe fishekzjarrësh

Dhërmiu u shndërrua mbrëmë në një skenë festive, ku qindra besimtarë u mblodhën për të festuar Pashkën Ortodokse.
Atmosfera ishte e veçantë, e mbushur me lutje, qirinj të ndezur dhe një organizim si kurrë më parë. Festimet u shoqëruan me një spektakël modern, ku dronët ndriçuan qiellin dhe fishekzjarrët krijuan një pamje magjike.
Pashka Ortodokse është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit liturgjik, që simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe rilindjen e shpresës për besimtarët. Në mbarë vendin, katedralet dhe kishat u mbushën me besimtarë që morën pjesë në shërbesat e shenjta, duke u bashkuar në lutje dhe kremtime.
/rtsh.al/