E Martë, 3 Nëntor 2026

Pasioni për informatikën, ëndrra “gjermane“ e 15-vjeçarit që zgjedh profesionin

Bjorn Masha ka përfunduar shkollën 9-vjeçare “Koferenca e Pezës” dhe ka zgjedhur të vijojë shkollën e mesme për Teknologji Informacioni “Herman Gmeiner“.

Gjatë 9 viteve shkollim, Bjorni është vlerësuar me notë maksimale në të gjitha lëndët, por prirja e tij janë shkencat. Ai na rrëfen se gjatë studimit të tij të përditshëm më shumë vëmendje i ka kushtuar matematikës dhe fizikës.

“Për rezultatin që kam arritur sot kam sakrifikuar, shpeshherë nuk kam dalë me shoqërinë por kam zgjedhur të rri në shtëpi duke mësuar. Matematika është e vështirë, por nëse ushtrohesh, mendoj që ja del. Sa më shumë përkushtim dhe praktikë aq më shumë rezultate do kesh”.  

Dashuria për teknologjinë i është kultivuar herët në moshën 7- vjeçare atëherë kur prindërit i dhuruan kompjuterin e parë.

Bjorni synon që pas përfundimit të shkollës së mesme studimet e  larta t’i ndjekë në  Gjermani e të diplomohet për Inxhinjeri Softueri.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›