Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës nga Serbia- Costa: BE po e shqyrton me kujdes

Presidenti i Këshillit të Evropës Antonio Costa ka reaguar për çështjen e pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës, ku deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka marrë një letër nga Antonio Costa,
Ky i fundit gjithashtu shkruan se “pasivizimi është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së”.
“Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës. Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi”, thotë Kamberi në Facebook.
Kamberi citon presidentin Costa, i cili sipas tij, ka shkruar në letrën e tij, se pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.
“Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike”, ka thënë Kamberi.
Më 25 shkurt të këtij viti Kamberi i shkroi një letër presidentit Costa duke e njoftuar lidhur me fushatën e Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kamberi i kërkonte që Serbia të kushtëzohet me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
/rtsh.al/