E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasoja tragjike pas tërmetit në Kolumbi! Disa të vdekur dhe qindra të plagosur, fëmijë të bllokuar nën rrënoja

Një tërmet i fortë ka goditur Kolumbinë këtë të hënë, duke lënë pas pasoja tragjike. Si pasojë e tërmetit raportohet për 60 të vdekur deri në këto momente, ndërsa vijojnë kërkimet poshtë rrënojave.

Më e rëndë ajo në qytetin Cali, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë disa fëmijë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një spitali universitar, pasi një pjesë e godinës u shemb nga lëkundjet.

Autoritete kolumbiane raportojnë për 18 humbje jete në qytetin e Pereiras, dy në Manizales dhe një tjetër në Quibdo.

Lëkundjet u ndjenë pothuajse në të gjithë territorin e Kolumbisë, por edhe në Ekuador dhe Panama. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti kishte magnitudë 7.4 dhe epiqendra ndodhej në perëndim të Kolumbisë, në një thellësi rreth 100 kilometra. Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë e vlerësoi tërmetin me magnitudë 6.6.

Pak pas goditjes kryesore u regjistrua edhe një pasgoditje me magnitudë 4.6 në provincën Choco.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›