E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasojat e provës së javës

12/03/10 00:10

Banorët janë kthyer nga prova e javës dhe një pjesë e tyre ankohen se janë dëmtuar, kurse të gjithë shprehen se janë lodhur. Eduardi, Jetmiri dhe Rezarta janë dëmtuar. Eduardi duket më i dëmtuar se të tjerët pas një rrëzimi që i shkaktoi dhimbje në shpinë, në mes dhe në këmbë. Rezarta kujdeset për të dhe mendon që ti bëjë disa mjekime popullore, për ti ardhur në ndihmë atij e të shmangë dhimbjet. Në të njëjtën kohë, Bertina i sjell disa qetësues.
Banorët diskutojnë për provën e kësaj mbrëmjeje. Ata tregojnë se u kënaqën, por në të nëjtën kohë edhe për vështirësitë që hasën sepse u duhej të mësonin edhe disa ushtrime. Valoni shprehet se nuk ishte aq i lirshëm sa një ditë më parë sepse e ksihte marrë pak me frikë, ndërsa për Rezartën dhe Seldin, thotë se ishin më të mirët e grupit. Banorët tregojnë me shaka se sa herë u rrëzuan e u vranë, ndërsa Hakiu shprehet me shaka se kështu si e kanë nisur, për dëmtimet që kanë marrë, deri të shtunën do jenë keq.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›