E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore E ardhmja ime eshte Milan

“Në fillim dua të fitoj me PSG-në, por në të ardhmen do të luaj me fanellën kuqezi. Për këtë jam i sigurt”.

Javier Pastore zbulon për “Chi”, ëndrrën e tij në merkato. “Kam një raport të shkëlqyer me Galliani e Braida, - vazhdon lojtari argjentinas. - Me ta, larg nga sytë kureshtarë, dalim për darka kur ndodhem në Milano. Milan është diçka magjike. Inter? Zanetti e Cambiasso më kanë telefonuar, por e shoh veten të veshur kuqezi”.

“Në Paris kam besimin e të gjithëve, nga presidenti te trajneri. Por diçka nuk po shkon mirë, - pranon Pastore. - Mediat janë armiqësore, mbi të gjitha me të huajt. Për mua ka qenë e vështirë të ambientohem. Në Itali është një histori tërësisht ndryshe, më mungon shumë ai vend. Ka njerëz që të ndihmojnë, të dhurojnë dashuri”.

Në fund e mbyll duke folur për Balotelli-n, si dhe mundësinë e të luajturit përkrah tij: “Mario është i fortë, kemi xhiruar edhe një spot publicitar së bashku, ka qenë tepër xhentil. Por, krijon shumë probleme në fushë. Shumë... kështu që le ta lëmë rehat”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›