E Martë, 3 Nëntor 2026

Pastrimi i liqenit të Fierzës, autoritetet lokale shpresojnë në një zgjidhje

               
Përmes projekteve ndër kufitare,donatorëve të huaja dhe aksioneve pastrimi,institucionet vendore të qarkut Kukës,po synojnë ndalimin e ndotjes së Liqenit të Fierzës, por pa i dhënë zgjidhje problemit disa vjeçar të ndotjes. 

Drejtues të turizmit dhe mjedisit thonë se ka ardhur koha që KESH të ndaje fonde për pastrimin e liqenit dhe minimizim i mbetjeve në burim nga tre bashkitë e qyteteve që ndikojnë mbi liqen.

Për pastrimin e liqenit nga një shoqatë gjermane pritej që në mars të këtij viti të mbërrinte anija për mbledhjen e mbetjeve në sipërfaqen e Liqenit, e që deri më tani nuk ka ardhur.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Astrit Dobrushi,thotë vonesa ka të bëjë me mos dakordimin për menaxhimin e saj për të cilën po negociohet.

Kujtojmë se më herët se u vendosen dy prita në kuadër të implementimit të projektit “BioDrini” që financohet nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me këshillin e Qarkut të Kukësit.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›