E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastronte linjën e tensionit të lartë, vdes elektricisti

ELBASAN- Një 58 vjeçar nga Elbasani, me profesion elektricist, gjeti vdekjen nga korrenti, teksa ishte duke punuar në linjën e tensionit të lartë.

Sipas burimeve të policisë lokale 58-vjeçari Petrit Kamami, me banim në qytetin e Elbasanit, ishte duke pastruar linjën e tensionit të lartë nga shkurret në fshatin Mirakë, ku preku një tel korrenti dhe si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›