E Martë, 3 Nëntor 2026

Pasuria e Kryemadhit në sitën e SPAK, Meta: Nuk përbën interes për mua, gjithçka është politike dhe Koka

Kreu i Partisë së Lirisë(PL), Ilir Meta  në një konferencë për mediat komentoi hetimet e SPAK për pasurinë e bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi, teksa tha se gjithçka është politikë dhe nuk përbën interes për të.

“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatmie është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet”, tha Meta.

Teksa është komentuar gjatë për videot duke u stërvitur që publikon në rrjetet sociale, Meta zbuloi se çfarë mesazhi do të përcjellë.

“Sporti është pjesë e jetës sime. Kam qenë sportist. Qëllimi është bëni sport mos pini mall.”

Ndërsa u shpreh se qeverisja e Edi Ramës ka korruptuar Lulzim Bashën, Meta tha se Partia e Lirisë “është e gatshme të jetë një uragan për t’i dhënë tjetër ton opozitës”.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›