Pasuritë, emrat e 188 zyrtarëve që do të hetohen
Hetim për 188 zyrtarë, nga gjithsej 4692 që kanë deklaruar pasurinë. Mes tyre janë 7 deputetë, 3 ambasadorë, 44 tatimorë e doganierë, 22 gjyqtarë, 14 prokurorë dhe mbi 20 kryetarë komunash.Vendimi për kontrollin e plotë për deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave u realizua dje përmes shortit pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), ndërsa ndodhej aty edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Vollfarth. Madje, ishte vetë ai që klikoi i pari në tabelën elektronike me germa dhe numra, ku pas çdo kombinimi të tyre fshihej një zyrtar. Ambasadori zbuloi kështu emrin e parë të cilit do ti hetohet pasuria e deklaruar, që rezultoi drejtori i Shërbimit të Komisionit Parlamentar, Preng Marku. Më pas kanë qenë qytetarë, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile që vijuan këtë procedurë, ku pas seleksionimit ranë në sy 3 deputetë nga PD-ja: Edi Paloka, Luan Skuqi, Aldo Bumçi dhe 4 nga PS-ja: Qemal Minxhozi, Ermonela Felaj, Tom Doshi, Gjokë Jaku. Ky i fundit ka dorëzuar mandatin, pasi kandidon për të majtën në Bashkinë Lezhë, por pasuria e tij është deklaruar si deputet. Në sitën e ILDKP-së do të kalojë gjithashtu edhe zv.ministri i Financave, Nezir Haldeda, si dhe dy kryetarë të majtë të njësive bashkiake të Tiranës që rikandidojnë: Lindita Nikolla (Nr.1) dhe Vaid Kalaja (Nr.4). Lista e hetimit përfshin edhe 3 emra ambasadorësh, si: Besnik Konçi në Kanada, Islam Lauka në Kosovë dhe Qazim Tepshi, ish-ambasador në Pragë. Zyrtarë të tjerë që ranë në sy ishin: Dëshira Subashi, anëtare e KQZ-së, Gjergj Bojaxhi ish-drejtor i Inspektoratit të Ndërtimeve dhe KESH-it, Bujar Nepravishta, ish-kreu i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Beci, drejtor i RTVSH-së etj. Rastësia e përzgjedhjes ka përfshirë edhe Shemsi Prençin, komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe 3 shefa komisariatesh: Agim Harizi në Kuçovë, Ilir Gjoçi në Elbasan dhe Naim Osmanaj në Shkodër. Ky aktivitet, i cili konsiderohet se shënon nivelin më të lartë të transparencës prej institucioneve investiguese në Shqipëri, u realizua në bashkëpunim me OSBE-në. Me këtë rast, inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së, Adriatik Llalla, u shpreh se ILDKP do të bëjë publike rezultatet e procesit të dorëzimit dhe administrimit të deklaratave të pasurive nga zyrtarët subjekte deklarues, masat që do të merren ndaj atyre zyrtarëve që nuk kanë respektuar afatet ligjore, si dhe do të nisë publikimin e deklarimeve bazuar në kërkesat e të gjithë të interesuarve. Ndërsa ambasadori Eugen Vollfarth vlerësoi në fjalën e tij bashkëpunimin me ILDKP-në, por theksoi rëndësinë e transparencës dhe koordinimit me publikun për arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Ai kaloi më pas në një deklarim për garën elektorale të 8 majit, duke theksuar se zgjedhjet mundësojnë që votuesit të ngrihen kundër korrupsionit, duke treguar zero tolerancë. Ambasadori i ftoi qytetarët në të gjithë vendin që të heqin dorë nga tradita shqiptare e pasjes së një besnikërie të verbër ndaj partive. Në vend të kësaj, përdorni 8 majin si një mundësi për të hedhur votën tuaj për kandidatët lokalë, që të demonstrojnë një angazhim të fortë të transparencës dhe të parimeve të tjera të qeverisjes së mirë, u shpreh Vollfarth.
Platforma
EMRI MBIEMRI INSTITUCIONI
Artur Metani Presidenca
Edi Paloka Kuvendi i Shqipërisë
Luan Skuqi Kuvendi i Shqipërisë
Muhamet Bela Kuvendi i Shqipërisë
Qazim Tepshi Ministria e Punëve të Jashtme
Spiro Haxhi D.P. Doganave
Anila Murataj D.P. Përmbarimit (MD)
Hysen Qojle D.P. Përmbarimit (MD)
Lavdim Llalla D.P. Përmbarimit (MD)
Pal Zogu D.P. Përmbarimit (MD)
Qani Shema D.P. Përmbarimit (MD)
Shpëtim Allamani D.P. Përmbarimit (MD)
Kudret Çelaj Ministria e Mbrojtjes
Xhevdet Zeneli Ministria e Mbrojtjes
Elida Erebara Ministria e Punës
Ilda Dega Ministria e Punëve të Jashtme
Ilir Boçka Ministria e Punëve të Jashtme
Qemal Minxhozi Kuvendi i Shqipërisë
Vladimir Pulaj Ministria e Punëve të Jashtme
Roland Olli Ministria e Turizmit
Zamir Poda Gjykata Apelit
Nertina Kosova Gjykata Krimeve të Rënda
Bujar Krasniqi Gjykata Rrethit
Enkela Bajo Gjykata Rrethit
Dritan Seçi Gjykata Rrethit
Izet Dushaj Gjykata Apelit
Zamira Vyshkaj Gjykata Rrethit
Adriatik Bocaj Gjykata Rrethit
Jak Ndoka Gjykata Rrethit
Ibrahim Hoxha Gjykata Rrethit
Margarita Buhali Gjykata Rrethit
Dritan Banushi Gjykata Apelit
Luan Lusha Gjykata Rrethit
Besnik Ymeraj Gjykata e Lartë
Eneida Civici Gjykata Rrethit
Sokol Ngresi Gjykata Apelit
Naim Tota Prokuroria e Rrethit
Hektor Mushi Prokuroria e Rrethit
Rushit Hamzallari Prokuroria e Rrethit
Ermonela Felaj Kuvendi i Shqipërisë
Skënder Mestani Prokuroria e Rrethit
Bujar Hoxha Prokuroria e Rrethit
Mustafa Turku Prokuroria e Rrethit
Rabiana Halili Prokuroria e Rrethit
Hysni Mulaj Prokuroria e Rrethit
Adnan Xholi Prokuroria Krimeve të Rënda
Donika Prenga Prokuroria e Rrethit
Brizida Gjikondi Avokati i Popullit
Pirro Samara Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Gëzim Nexhipi D.P. Doganave
Shpëtim Muçollari D.P. Policisë së Shtetit
Kristaq Gjurgjaj Kontrolli i Lartë i Shtetit
Thanas Mato D.P. Tatimeve
Vera Deda D.P. Tatimeve
Dëshira Subashi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Azem Shateri Qarku Fier
Neki Arapi Qarku Fier
Fredi Xhemo Qarku Korçë
Nderim Kreka Qarku Korçë
Gëzim Keqi Qarku Durrës
Ramiz Oboni Qarku Berat
Fatbardha Kapo Qarku Vlorë
Ziso Lluci Qarku Vlorë
Vaid Kalaja Bashkia Tiranë
Neki Mehmeti Qarku Dibër
Lulzim Aliaj D.P. Përmbarimit (MD)
Mark Kulla Qarku Shkodër
Qamil Xhurreta Qarku Shkodër
Ded Keraj Qarku Lezhë
Gjok렠 Jaku Kuvendi i Shqipërisë
Neritan Cena Gjykata Rrethit
Elisabeta Gjoni Autoriteti Mbikqyres Financiar
Fatos Çeta Prokuroria e Rrethit
Adriano Dyrmishi Prokuroria e Rrethit
Eranda Felaj Prokuroria e Rrethit
Ndriçim Troplini Prokuroria e Rrethit
Agron Skenderaga Banka e Shqipërisë
Iglon Peçi Ministria e Punëve Publike
Engjell Cara Posta sh.a
Tom Doshi Kuvendi i Shqipërisë
Aldo Bumçi Kuvendi i Shqipërisë
Baftjar Koldashi D.P. Tatimeve
Gjergji Bojaxhi Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik
Luftar Murrizi D.P. Tatimeve
Dritan Plaku D.P. Tatimeve
Stefanaq Koto D.P. Tatimeve
Elida Koçani D.P. Tatimeve
Shkëlqim Spahiu Shërbimi Informativ Shtetëror
Maksim Bodeci D.P. Tatimeve
Sokol Kule D.P. Tatimeve
Arben Mehmeti D.P. Tatimeve
Mersin Bushi D.P. Tatimeve
Engjellush Veshi D.P. Tatimeve
Artur Doko D.P. Tatimeve
Foto Postoli D.P. Tatimeve
Saimir Shehri Gjykata e Lartë
Shemsi Prençi D.P. Policisë së Shtetit
Anila Shehu Bashkia Tiranë
Servete Berhani D.P. Tatimeve
Gani Jukaj D.P. Tatimeve
Islam Lauka Ministria e Punëve të