E Diel, 1 Nëntor 2026

Patos vrane nene e bir ne 1997Policia gjen autoret pas 15 vjetesh

Nje ngjarje e rende e 1997 ku u vrane ne shtepine e tyre nene e bir Drita e Ermal Rrapollari zbardhet pas 15 vjetesh. Policia e Fierit pas nje pune te gjate ka dokumentuar se vrasja eshte kryer nga Eduart Banaj Arben Cela Altin Hoxha dhe Roland Likaj. Ky i fundit eshte shpallur ne kerkim.
Drejtorise Policise Qarkut Fier ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier ne saj te nje pune te mireorganizuar hetimi arriti qe te grumbulloje prova qe deshmojne mbi fakte dhe rrethana qe lidhen me vepren penale te procedimit penal nr.102 te vitit 1997 ku ngelen te vrare shtetasit Drita dhe Ermal Rrapollari ngjarje e ndodhur ne qytetin e Patosit me date 03.04.1997.

Me realizimin e operacionit te koduar Memorja ne kuader te se cilit u be i mundur dokumentimi I plote ligjor I vrasjes se ndodhur 15 vjet me pare si dhe identifikimi I autoreve te dyshuar te kesaj ngjarjeje shtetasit
1-Eduart Banaj vjec 36 lindur dhe banues ne Patos.
2-Arben Cela vjec 45 lindur dhe banues ne Patos.
3-Altin Hoxha vjec 36 lindur dhe banues ne Patos dhe
Per shtetasin Roland Likaj vjec 37 banues ne Mbrastar Fier u be shpallja ne kerkim.
Ndalimi i ketyre shtetasve u be per kryerjen e veprave penale te Vrasjes me paramendim e kryer ne bashkpunim dhe Mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga nenet 78 25 278/2 i.K.Penal pasi dyshohet se ne bashkpunim me njeri tjetrin me date 03.04.1997 vendin e quajtur lagja 1-Maji Patos kane vrare me arme zjarri ne banesen e saj shtetasen Drita Rrapollari dhe djalin e saj Ermal Rrapollari.
Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Fier per veprime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›