E Diel, 1 Nëntor 2026

Patosi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Fierin

Banorë të Bashkisë së Patosit, po zhvillojnë sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe shkrirjen e Bashkisë Patos.

Protestuesit kundërshtojnë përfshirjen e Patosit në Bashkinë Fier, duke kërkuar që Patosi të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative.

Ata argumentojnë se Bashkia Patos ka kapacitete të mjaftueshme financiare dhe administrative për të përballuar shpenzimet e saj dhe nuk është një nga bashkitë që mbështeten në mënyrë të vazhdueshme me fonde nga qeveria.

Sipas banorëve, ndryshimi i statusit të Bashkisë Patos mund të sjellë pasoja për administrimin e territorit, ofrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e zonave rurale që aktualisht janë pjesë e saj.

Banorët theksojnë se Patosi është ndër bashkitë që arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre me të ardhurat e krijuara dhe e konsiderojnë këtë një argument të fortë kundër përfshirjes së saj në një bashki tjetër.

Protesta vjen në kuadër të debatit për reformën e re territoriale, ndërsa banorët kërkojnë që vendimmarrja për të ardhmen administrative të Patosit të marrë në konsideratë edhe specifikat ekonomike, sociale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›