E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Vendimi per Vangjel Kosten, politik

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi ka reaguar ne lidhje me deklaratat e kreut te PS-se, Rama, per rrezimin e kandidatures se Vangjel Kostes si anetar i Gjykates Kushtetuese.

Sipas Patozit, ky ishte nje vendim politik dhe lidhej me te kaluaren e tij ne kohen e diktatures.

“Vendimi per anetaret e Gjykates Kushtetuese sigurisht qe ishte politik. Dhe per mazhorancen ky eshte standard qe duhet ndjekur. Rrezimi i Vangjel Kostes lidhet me detyren e tij ne kohen e diktatures”, eshte shprehur Patozi.

“Reagimi i Rames vjen nga meraku i tij per te shkuaren. Ne urojme qe te clirohet nga keto ndikime”, theksoi deputeti demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›