Patozi i pergjigjet Rucit Gati te ngreme Komisionin Hetimor
TIRANE- Partia Demokratike reagon pas deklarates se kryetarit te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci ne emisionin 5 pyetje nga Babaramo duke shprehur gadishmerine per ngritjen e Komisionit Hetimor qe do te beje transparencen e zgjedhjeve te kerkuar nga opozita.
Ne nje komunikim per mediat kreu i grupit parlamentar ne Partine Demokratike Astrit Patozi konsideroi zhgenjyese deklaraten e Rucit per votimin e ligjit per Gjykaten Administrative ne rast se plotesohen kerkesat e opozites per hetimin e zgjedhjeve te kaluara.
Deshiroj te shpreh keqardhjen per qendrimin e grupit Parlamentar te Partise Socialiste i cili paralajmeron bllokimin e ligjit per Gjykaten Administrative qe eshte me rendesi jetike jo vetem per raportet shtet - biznes por edhe per shume procese te tjera strategjike te vendit. Deklarata e sotme e zotit Ruci eshte zhgenjyese edhe per faktin se ajo vjen menjehere pas thirrjes se sinqerte dhe shqetesimit te ligjshem te shprehur dje edhe nga ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane thekson Patozi.
Nderkohe deputeti Patozi ftoi socialistet qe ne seancen e radhes ne kuvend te shprehin qendrimin e tyre pozitiv mbi kete ligj madje theksoi se maxhoranca eshte gati te pranoje cdo projekt dhe propozim te opozites.
Mazhoranca e sotme ka qene dhe eshte e gatshme ta votoje kete ligj pa humbur asnje minute kohe jo thjesht se ajo eshte edhe inicuesja e tij. I kemi bere te qarte Partise Socialiste madje edhe sot qe po flasim se jemi gati te pranojme dhe te votojme cdo verejtje dhe propozim te tyre qe shkon ne favor te permiresimit te ligjit. Dhe kete jemi plotesisht te gatshem qe ta bejme edhe ne seancen me te afert ne parlament nenvizon deputeti demokrat.
e.n/BalkanWeb