Patrik Shik, sezon i artë me Leverkusen

Tashmë Roma duket vetëm një kujtim i vjetër. Patrik Shik, pas një Kampionati Europian të luajtur si protagonist me Republikën e Çekisë, është duke përjetuar një sezon të artë me Bajer Leverkusen. 17 gola, i fundit ndaj Union Berlinit të shtunën në barazimin 2-2, në 14 ndeshje të luajtura. Një rekord historik në klubin gjerman, gjithnjë nëse do të merret në konsideratë që askush më parë nuk kishte arritur të shënonte kaq shumë gola pas 18 javëve të para të Bundesligës.
Sulmuesi çek është në garë për titullin e golashënuesit më të mirë, që për momentin sheh në krye të zakonshmin Levandovski, i cili ndodhet në kuotën 20 (të fundit e realizoi të premten në humbjen 1-2 të Bajern Mynihut me Borusia Myshengladbah). Problemi i vetëm është rendimenti i ulët i skuadrës së stërvitur nga Soan, që nuk fiton nga 4 dhjetori: dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit dhe një pikë larg vendit të katërt, i cili mbahet nga Frajburg.