E Hënë, 2 Nëntor 2026

Patris Evra futet në MMA: Dua të sfidoj Suarezin

Patris Evra është gati të ndryshojë jetën e tij. Ish-lojtari i njohur la futbollin para disa vitesh, por jo dëshirën për sportin konkurrues.

Ish-mbrojtësi francez ka njoftuar debutimin e tij me Professional Fighters League (organizata amerikane e arteve marciale të përziera) në eventin në Paris më 23 maj.

“Lajmi i fundit, zyrtarisht jam duke u stërvitur për ndeshjen time të parë. Federata do të zgjedhë kundërshtarin tim. Organizatorët më pyetën se me kë dua të përballem. Unë i thashë: Luis Suarez. Do ta paguaj nga xhepi im. Ai madje mund të më kafshojë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›