E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pavard u shkruan tifozëve të Bayern: Festa ime, thjesht gëzimi i një fëmije

Pasi shënoi në ndeshjen Inter-Bayern, Banjamin Pavard së fundmi u shfaq në rrjetet sociale për të sqaruar festën e tij në “San Siro” kundër ish-skuadrës së tij.

“Bayern më ka dhënë mundësinë të bëhem lojtari që jam sot, ka qenë shtëpia ime për kaq shumë vite”, tha mbrojtësi. “Nuk do ta harroj kurrë nderin që ndjeva duke qenë lojtari i fundit që vesh fanellën me numrin 5 dhe mbaj trashëgiminë e një legjende”.

“Festa ime ishte thjesht gëzimi i një fëmije që luante në çerekfinalen e Champions League. Nuk kishte të bënte kurrë me mosrespektimin tuaj. Me shumë dashuri”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›