E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia, Ternava kerkon lobingun e Arabise

Myftiu i Kosoves, Naim Ternava i ka kerkuar Arabise Saudite qe te loboje ne boten islamike per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Ternava, i cili ndodhet prej disa ditesh ne Riad te Arabise Saudite, me ftese te Pallatit Mbreteror, eshte takuar me princin Abdullah Bin Abdul Aziz.

Myftiu i ka kerkuar princit pershpejtimin e procedures per njohjen e Kosoves dhe influencen e Arabise ne Konferencen Islamike per njohjen nga vende te tjera.

Nga ana e tij, princi Abdul Aziz ka deklaruar se Arabia Saudite po i ndjek me vemendje zhvillimet ne Kosove dhe ka shprehur mbeshtetjen e vendit te tij ne konsolidimin e shtetit te Kosoves.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›