Pavarësia e Kosovës, zgjidhja më e mirë për stabilitetin e rajonit
Gazetari i Wall Street Journal, shfaqi interesin e tij lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës , situatën në Kosovë dhe në rajon, sidomos në lidhje me zgjedhjet në Serbi. Në përgjigje të pyetjes se çfarë do të ndodhë në Serbi dhe se si do të reagonin Serbia dhe vendet e rajonit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Berisha u përgjigj se pavarësia e Kosovës, shpallja e së cilës do të bëhet në një kohë të shpejtë, sigurisht do të ketë një reagim jo të mirë të Serbisë.