E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia e SHBA-së, Sejdiu uroi Obamën

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

"Kjo ditë e veçantë nderon historinë e pasur të Amerikës dhe shenjon të ardhmen prosperuese që ka përpara shteti Juaj i madh. Ishin pikërisht principet e baballarëve themelues të shtetit Tuaj ato që prinë popullin amerikan dhe që premtojnë një ardhmëri të ndritshme për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha ata që u besojnë idealeve tona të përbashkëta të lirisë dhe të paqes. Po ato principe e udhëheqin sot Kosovën dhe kjo lidhje e përbashkët në mes dy shteteve tona e ka shndërruar Kosovën dhe popullin e saj në aleatin më të palëkundur që Shtetet e Bashkuara kanë sot dhe do të kenë përherë në të ardhmen", thuhet mes tjerash në letër.

Sejdiu ka thënë se popullit të Kosovës, 4 Korriku ia përkujton zemërgjerësinë e paparë të SHBA-ve dhe përkrahjen që kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, si dhe për mbështetjen e gjithanshme që po jep sot për zhvillimin e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›