E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavaresia festime ne Kosove

Katër vite më parë, më 17 Shkurt të vitit 2008, u plotësuan ëndrrat shekullore të shqiptarëve, për liri, pavarësi dhe për një shtet të ri të Kosovës, duke ndërruar kështu historinë e këtij vendi dhe duke e shndërruar atë në shtet të pavarur dhe sovran.

Sot është një ditë madhështore, një ditë feste, ku të gjithë duhet të festojnë me harmoni dhe tolerancë, dhe në asnjë moment duke mos i harruar ata, falë të cilëve, Kosova mund t’i gëzohet kësaj dite.

Për ndër të festës, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Jahjaga: Krenarë për këtë ditë të madhe

"Pavarësia e Republikës së Kosovës, Përvjetori i PavarësisëRama: Mbështetje Kosovës dhe qeverisë së saj Pergamena e Pavarësisë Kosovë, 4-vjetori i pavarësisë që u shpall katër vjet më parë, është angazhim dhe përpjekje e jashtëzakonshme njëshekullore, është fryt i punës së shumë brezave, që punuan dhe u sakrifikuan në altarin e lirisë që ne sot të jemi të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm me popujt e tjerë të botës", tha presidentja Jahjaga në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në këtë ditë, me krenari kujtojmë të gjithë ata që asnjëherë nuk pushuan së punuari për atdheun, ata veprimtarë, ata intelektualë, ata luftëtarë, ata punëtorë, ata bujq, ata qytetarë të thjeshtë që secili në jetën dhe në punën e vet të përditshme i dhanë kontribut çështjes sonë madhore kombëtare, që është njëherit edhe një çështje humane, një çështje civilizuese, si është liria dhe vetëvendosja e popullit. Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, e ka integritetin e vet territorial të garantuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht, e ka subjektivitetin e plotë të përfaqësimit ndërkombëtar, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera, në mënyrë të barabartë dhe në reciprocitet të plotë”, ka theksuar Jahjaga.

Presidentja tha se Republika e Kosovës është një fakt i pamohueshëm dhe i panegociueshëm, është një realitet tashmë i pranuar, që vlerësohet si faktor paqeje dhe stabiliteti dhe që konsiderohet si zgjidhja më e drejtë dhe e vetme. Republika e Kosovës zhvillon marrëdhënie bilaterale me një varg shtetesh, ndërsa në avancimin e marrëdhënieve fqinjësore është bërë një shembull i mirë që respektohet dhe nderohet.
Kosova deri më sot është njohur nga 87 shtete, ndër to edhe vendet më me ndikim, me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë. Megjithatë, ky numër vlerësohet të jetë ende i vogël për aspiratat e shtetit më të ri evropian.

Prekazi do të jetë sot vend shumë i vizituar nga të mëdhenjtë e politikës, por edhe nga qytetarët e vendit. Aty pritet të shkojë edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Njësoj do të ndodhë edhe me vendin ku prehet dr. Ibrahim Rugova. Aty do të bëjnë homazhe ata që mundohen ta ruajnë trashëgiminë e tij politike, krerët e tashëm të LDK-së me në krye Isa Mustafën, por edhe zyrtarë të partive tjera.

Pëpara varrit të ish-presidentit do të përkulet edhe kryetarja e tashme e shtetit. Kryesia e LDK-së gjithashtu do ta vizitojë sot Kompleksin Memorial në Prekaz.

Do të jenë shumë të vizitueshme edhe varrezat e dëshmorëve të Prishtinës në Velani, por edhe shtatorja e Zahir Pajazitit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›