E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavlishenko i shkel syrin Romës

Arsyeja kryesore e kërkesës së tij për t’u larguar, është dëshira për të mos humbur botërorin e vitit 2010 me përfaqësuesen ruse.    

Këtë sezon te Totenhemi ai po eklipsohet shumë nga Krauç, Defoe dhe Robi Kin, ku në tre javë ka arritur të aktivizohet vetëm në një minutë. “Jam gati të marr në shqyrtim ofertat nga klubet e tjera, -deklaron për 'The Sun' sulmuesi rus. – Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë në pankinë”.

Roma është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi “pykë”, dhe në kandidim ndodhen shumë futbollistë, mes të cilëve braziliani Fred (“ish” i Lionit) dhe Suazo i Interit, i cili mund të përdoret edhe si shkëmbim me Baptistën.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›