Pazare droge në një lokal në Itali, arrestohet shqiptari, policia sekuestron 88 mijë euro
Një shqiptar është arrestuar, dy të tjerë dhe një kinez janë proceduar nga policia italiane pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Hetimi kishte nisur muajt e fundit kur hetuesit mësuan se Bar Palazzetto në lagjen Anconetta përdorej si vendtakim për subjektet e rrezikshme.
Në lokal kryeshin takime për të gjetur blerës apo edhe lihej vendtakimi për trafikimin e drogës. Policia ushtroi kontrolle në banesat e shqiptarëve, K.E 44-vjeç, K.I 21-vjeç dhe K.E, 34-vjeç dhe kinezit që ishte dhe menaxher i lokalit L.Q, 41 vjeç.
Policia gjeti dhe sekuestroi 88.000 euro cash, të ardhura nga pazari i drogës; 373 gram kokainë; 481 gram hashash; 2137 gram marijuanë; peshore precize, lëndë prerëse, material për paketimin e lëndëve narkotike.
Në përfundim të operacionit, 34-vjeçari shqiptar, është arrestuar për posedim me qëllim shitjen e një sasie të madhe droge, ndërsa 3 bashkëpunëtorët e tjerë janë denoncuar në Prokurori për të njëjtën vepër.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
