E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peci: Kosova do të komunikohë pa fusnotë me Serbinë

“Jemi marrë vesh që në komunikimin e ndërsjellë të përdorim simbolet shtetërore të vendeve yona, ndërsa ne memo do të jetë vetëm ‘Qeveria e Kosovës’ dhe ‘Qeveria e Serbië’ dhe pa fusnotë me reciprocitet të plotë”, ka thënë ambasadori Lulzim Peci, zyrtar ndërlidhës i Kosovës në Serbi. “Marrëveshja parasheh mbajtjen e të gjitha simboleve shtetërore në zyrat tona të punës”.

Mesidtën e së hënës ambasadori Lulzim Peci me një asistent dhe shofer, do të nisin në Beograd një mision, që për Kosvën ka karakterin diplomatik.

Të njejtën ditë në Prishtinë do të vendoset zyrtari ndërlidhës i Serbisë, Dejan Paviçeviq, po kështu me një asistent e një shofer.

Serbia refuzon ta quajë mision diplomatik këtë që do ta vendosë në Kosovë. Kjo, pasi Kosovën e di për territor të sajin, shkruan Koha Ditore.

Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës do të bëhet saktësisht 14 vjet pasi Serbia shpalli kapitullimin nga një liftë e përgjakshme në Kosovë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›