E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pediatria e re në QSUT/ Përurohet godina e specialiteteve, Rama: Rritet buxheti për shëndetësinë

Spitali i  Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të  ofrojë shërbim për pacientët e vegjël me kushte dinjitoze.

Rikonstruksioni i saj ka përfunduar  dhe për herë të parë  janë planifikuar mjedise ku fëmijët  që kanë nevojë për qendrim më të gjatë në spital të zhvillojnë mësim.

Sipas kryeministrit Edi Rama ky është viti me buxhetin më të lartë për shëndetësinë dhe shumë shpejt do të nisë dhe transformimi I pediatrisë  infektive.

Ndërkohë menaxherët turq  pas Fierit do të vendosen në  QSUT për të ndihmuar në menaxhimin  professional të spitalit më të madhe në vend.

Spitali i  Pediatrisë së Specialiteteve ka një kapacitet prej 140 shtretërish dhe 17 poltronë për pacientë  që kanë nevojë për  terapi ditore. Parashikohet në një vit në këtë spital të kryhen rreth 35 mijë konsulta dhe  24 mijë ekzaminime të tjera specifike.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›